Fermeret e Mabes ne Zadrime te Lezhes kerkojne qe te kene nje treg te mirefillte qe te shesin produktet e tyre. Pergjate autostrades Lezhe-Shkoder syri te ze tenda te ngritura, ku fermeret shesin prodhimet e tyre bujqesore kryesisht ata te stines, shalqirin dhe pjeprin.
Fermeret kane nje sere ankesash sa i takon mungeses se nje tregu ose nje pike grumbullimi ne kete zone pasi ka dhe shume raste qe prodhimet e tyre nuk u shiten dhe detyrohen qe ti hedhin
Ka nga ata blerest qe jane te kenaqur, pasi prodhimet e tyre keta fermere nuk i kane rritur me pesticide dhe jane te fresketa.
Zona e zadrimes se Lezhes njihet per prodhimet e larta dhe kultura te ndryshme bujqesore dhe shumica e banoreve e kane te lidhur jetesen e tyre vetem me bujqesine.