Lidhjet mes mafias italiane e grupeve kriminale shqiptare janë rikthyer përsëri në vëmëndje të mediave italiane pas arrestimit të një prej bosëve mafioz të mafias kalabreze Ndrangheta.

Pak ditë më parë Antimafia italiane ka arrestuar bosin mafioz Luigi Abbruzzese, i renditur në listën e personave me të rrezikshëm në Italia e i shpallur në kërkim që prej vitit 2015.
Luigi Abbruzzese, kapò i klanit mafioz me të njëjtin emër “Abbruzzese” është dënuar nga Gjykata e Apelit me 20 vite burg per trafik droge.

Ai u arrestua ndërsa po pëgatitej të arratisej drejt Gjermanisë ku sipas investiguesve italianë është fsheur dhe gjatë këtyre 3 viteve në kërkim.

Në zbardhjen e detajeve të operacionit për arrrestimin e mafiozit por dhe të aktivitetit të tij kriminal, kreu i Drejtorisë së Antimafias Italiane Nicola Grateri është shprehur se “mafiozi Luigi Abbruzzese nuk është një kriminel i zakonshëm , ai mbante lidhje me trafikatët kolumbianë, afganë e shqiptarë.

Si të gjithë trafikantët e mëdhenj ndërkombëtar ka shëtitur në të gjithë Europën e në Amerikën e Jugut e nganjëherë kthehej në Itali për të shfaqur fuqinë e tij.
Bosi mafioz mundi t’i shpëtoj 3 vite më parë operacionit të anitimafias italiane i koduar “Gentleman” e i ekzekutuar në shkurt të 2015.

Operacioni Gentleman coi në shkatërrimin e kanalit të një trafiku droge nga Amerika e Jugut, Hollanda e Shqipëria drejt Italisë.

Në dy vite investigim antimafia italiane zbardhi së është trafikur rreth 3 tonë drogë. Kokainë e heroinë e cilësisë mjaft të pastër në vlerë mbi 45 milionë euro.

Nga operacioni “Gentleman” u sekuestruan gjithashtu 10 kalashnikov, 2 mitralozë Scorpion. 9 pistoleta Parabellum, si dhe ranë në pranga 33 persona mes të cilëve shqiptarët G. Alliu 37 vjec, L. Hajdini 24 vjec, D. Hajdini 33 vjec, Z. Hametaj 27 vjeç, Z. Oruci 36 vjec, K. Paza 36 vjec, F. Smajlaj 41 vjec, I. Ulqinaku 39 vjec, e A. Zela 32 vjec.

Artikulli paraprakDY RASTET E ZJARRIT NE ÇERDHE DYSHOHEN TË QËLLIMSHME
Artikulli tjetërGJERMANIA, VIZA ME KRITERE TË THJESHTA PËR EMIGRANTË PROFESIONISTË