Ish-kryeministri Sali Berisha realizoi sot hapin që u paralajmërua nga avokati i tij, rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi Apeli i Posaçëm rrëzoi kërkesën për heqjen e masës “arrest në shtëpi”.

Ish-kryeministri Sali Berisha u la në arrest shtëpi, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Në seancën që u mbajt më 25 janar e që zgjati pak minuta, gjyqtarja Ilirjana Olldashi shpalli vendimin, ndërkohë që vetë Berisha nuk ishte i pranishëm.

Për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” që në 30 dhjetor, u paraqit në SPAK më 23 janar ku dhe iu përgjigj prokurorëve mbi dosjen Partizani.

Artikulli paraprakRAMA TAKIM ME KRYEMINISTRIN E LUKSEMBURGUT
Artikulli tjetërSTAR KIDS – 07.02.2024