Në 77-vjetorin e Konferencës së Pezës, Presidenti i Republikës, Ilir Meta i bëri apel klasës politike që të bashkëpunojë për hapjen e negociatave në 18 tetor.

Gjatë fjalës së tij, Kreu i Shtetit tha se duhet të lihen mënjanë interesat e ngushta afatshkurtra në mënyrë që e ardhmja evropiane të jetë sa më e shpejtë për fëmijët tanë.

Meta: Peza nuk mund të mbetet vetëm histori. Peza është edhe amanet, amanet i atyre që bënë konferencën, amanet i gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për të realizuar bashkimin e shqiptarëve për çlirimin e Shqipërisë.

Sot objektivi ynë kombëtar është integrimi i Evropian i Shqipërisë. Është koha për të mos u vonuar në këtë proces për shkak të antagonizmit politik të paprinciptë. Është koha për të forcuar bashkëpunim duke lënë mënjanë interesat e ngushta afatshkurtra në mënyrë që e ardhmja evropiane të jetë sa më e shpejtë për fëmijët tanë.

Artikulli paraprakA PATI SHKËMBIME DUARSH? 77-VJETRORI I KONFERENCËS SË PEZËS BËN BASHKË METËN DHE VELIAJN
Artikulli tjetërGRUPI PARLAMENTAR DEMOKRAT KALLËZON PPP-TË PËR RRUGËT ORIKUM-DUKAT DHE MILOT-BALLDREN