Kjo ishte gjendja e banesës së familjes Cekaj, në fshatin Kullaj të njësisë administrative Postribë. Muret e ndërtuar me blloqe të dëmtuara e dëshmojnë më së miri mjerimin dhe varfërinë e kësaj familje me 6 anëtarë.

2 muaj pas apelit të bërë në Star Plus, me kontributin e Myftinisë Shkodër dhe njësisë administrative Postribë shtëpia e familjes Cekaj ka marrë një pamje tjetër.

Ajo sot përmbush të gjitha kushtet optimale për jetesë dhe është e mobiluar me të gjitha paisjet e nevojshme elektroshtëpiake. Kryefamiljarja Flora Cekaj mes lotësh falenderon të gjithë personat që kontribuan për ndërtimin e banesës.

Ndërkohë, përfaqësues të Myftinisë Shkodër dhe administrator I njësisë administrative Postribë flasin për punën intensive që është bërë për rindërtimin shtëpisë së familjes Cekaj.
Rikonstruksioni I shtëpisë së familjes Cekaj në fshatin Kullaj erdhi si dhuratë nga myfinia në natën e Kurban Bajramit

Artikulli paraprakBARDHI: VALDRIN PJETRI I DËNUAR NË ITALI PËR DROGË
Artikulli tjetërLEZHË, SULMOHET ME LËNDË PLASËSE BANESA E ISH-POLICIT