Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për ish-prefektin Paulin Radovani.

Ai do të hetohet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe i është ndaluar dalja jashtë Shqipërisë.Mësohet se Radovani nuk ishte në seancë, por është përfaqësuar nga avokati i tij.

Radovani ishte personi që “çmontoi” skemën e fajdeve në Shkodër.
Pasi ai denoncoi fenomenin në polici, Prokuroria nisi një procedim penal në fund të janarit.

Ish-prefekti u pajis me eskortë mbrojtje dhe më pas denoncoi në polici grupin e fajdexhinjve, pasi dy djemtë e tij të larguar tashmë nga Shqipëria, kishin marrë shuma të mëdha borxhesh me interes.

Në Shkodër familjet mund të zgjidhnin problemet financiare duke paguar 20 për qind në javë të shumës së marrë borxh.

Skema e fajdeve ka rezultuar fatale për dhjetëra familje, të cilat huadhënësit u kanë marrë pronat, në momentin kur nuk kanë shlyer detyrimin.

Artikulli paraprakNDALUAN GRABITËSIN, SHPËRBLIM PËR TRE EFEKTIVËT E POLICISË RRUGORE
Artikulli tjetërSHISNIN KOKAINË DHE KANABIS, NJË NË PRANGA, TJETRI NË KËRKIM