Gjykata e Arbitrazhit sportiv në Louzanë, CAS, ka lënë në fuqi vendimin e UEFA-s për dënimin e Skënderbeut me 10 vite përjashtim nga Kupat e Europës si dhe 1 mln euro gjobë. Klubi korçar dhe gjithë ambient rreth tij kishin shumë shpresa se CAS minimalisht do të ulte dënimin, ndërsa nuk mungonin as zërat për heqjen totale të tij.

Në lajmërimin e bërë sot nga CAS thuhet se kjo gjykatë ka lënë në fuqi vendimin e UEFA-s me datë 29 mars 2018, ndërsa saktëson se Skënderbeu ka apeluar me 26 prillë 2018. Sipas CAS, Skënderbeu nga dëshmitë e dhënë si dhe nga dokumentat e siguruar rezulton fajtore në fiskimin e disa ndeshjeve.

Për këtë çështje, siç është bërë e ditur më parë, por edhe siç lexohet në njoftimin e CAS, është zhvilluar një seancë dëgjimore me Skënderbeun dhe UEFA-n me datë 16 prill 2019, e cila gjithsesi nuk ka patur ndikim në vendimin përfundimtar. Vendimi është lënë në fuqi nga paneli i arbitrave të CAS-it.

“Gjykata arbitrazhit sportit ka hedhur poshtë apelimin nga klubi futbollit shqiptar Skënderbeu kundër vendimit të dhënë nga Komisioni i Apelit të UEFA-s më 26 prill 2018, i cili konfirmoi vendimin e dhënë më 29 mars nga komisioni i UEFA-s për Etikën dhe Disiplinën, i cili e shpalli Skënderbeun përgjegjës për aktivitete të ndryshme manipulimi ndeshjesh, dhe e përjashtoi klubin nga kompeticionet e UEFA-s për të cilat do të kualifikohej në 10 vitet e ardhshme dhe urdhëroi klubin të paguante një gjobë prej 1 milionë euro.

Në maj 2018 Skënderbeu apeloi në CAS duke kërkuar që vendimi dhe sanksioni disiplinor të anulohej. Arbitrazhi i CAS u zhvillua nga një panel juristë të KAS të cilët zhvilluan një mbledhje me palët në zyrat e CAS në 16 prill 2019.

Në bazë të evidencave, paneli i KAS arriti në përfundimin e kënaqshëm se Skënderbeu ishte përgjegjës për aktivitetet: manipulime ndeshjesh dhe arriti në konkluzionin se sanksionet disiplinore të dhëna nga komisioni disiplinor i UEFA-s ishin në përmasë të drejtë dhe të justifikuara. Në përputhje me këtë, ai hodhi poshtë apelimin dhe konfirmoi vendimin”

Artikulli paraprakSHBA, TRANSPORTONIN DROGË ME NËNDETËSE, BLLOKOHEN 17690 KG KOKAINË
Artikulli tjetërKOKAINË, HEROINË DHE ARMË ME SILENCIATOR, KAPET NË ITALI SHQIPTARI ME 3 MLN EURO DROGË