Kompania Apple” ka fshirë kufirin ndarës të Republikës së Kosovës me Serbinë në hartën e saj, duke i përfshirë në një shtet të vetëm. Kjo ka ngjallur shumë debat për shqiptarët e Kosovës, të cilët e konsiderojnë të papranueshme këtë.

Ndaj kësaj kanë reaguar edhe këngëtaret me famë botërore si Dua Lipa dhe Rita Ora, të cilat kanë nisur një peticion online. “Kosova është shumë më tepër se numra, ekziston dhe duhet të respektohet”, shkruan Dua në postimin që ka shpërndarë.

Edhe artistë të tjerë i janë bashkuar Duas e Ritës duke kërkuar vendosjen e Kosovës në hartë. Mes atyre që kanë reaguar janë edhe Gjiko, Capital T, Melinda Ademi dhe Morena Taraku. Reperi i njohur Gjiko ka publikuar fotografinë e hartës së Apple në profilin e tij zyrtar me mbishkrimin “Put Kosovo on the map”.

“Kosova ekziston dhe duhet të respektohet”, ka shkruar në mbishkrimin e fotos këngëtarja Melinda Ademi. Gjithashtu edhe reperi Capital T, ka reaguar në faqen e tij zyrtare në Instagram, ku ka bërë të njëjtën thirrje si kolegët e tij: “Put Kosovo on the map”. (Vendoseni Kosovën në hartë.)

I njëjti problem është edhe për Palestinën, e cila nuk ka ekzistuar kurrë në hartën e “Apple”.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT, E HËNA DITË PERFEKTE PËR TË SHKUAR NË PLAZH
Artikulli tjetërSTUDIMI I THE LANCET: POPULLSIA E SHQIPËRISË MUND TË PËRGJYSMOHET DERI NË VITIN 2100