Shkolla profesionale “Arben Broci” në Shkodër ka hapur dyert e laboratoreve të saj për të gjithë nxënësit e klasave të 9-a.

Drejtori Zamir Laçaj teksa tregoi arritjet e kësaj shkolle në konkurse kombëtare, tha se shkolla profesionale është mundësi për të patur profesion të suksesshëm. Presidenti i qeverisw sw nxwnwsve, i cili prej vitesh studion në degën automatizim, teksa ftoi nxënësit për t’u bërë pjesë e kësaj shkolle, tha se mundësitë që ofrohen janë vazhdimisht në rritje.

Degët e studimit që ofrohen pranë shkollës “Arben Broci” janë elektroteknika, hidroteknika, dega e ndërtimit, teknologjia e informacionit dhe e komunikimit si dhe Shërbimi i mjeteve të transportit. Pas investimeve të bëra gjatë viteve të fundit në këtë shkollë, 70% e lëndëve të praktikës jepen në ambiente laboratori.

Artikulli paraprakPROMOVOHET LIBRI “KONSTELACIONI FRANÇESKAN”
Artikulli tjetërRËNDITJA E FIFA-s, NUK NDRYSHON SHQIPËRIA