Ndërsa kreu i FSHF-së, Armand Duka, sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku si edhe Kryetari i Komisionit të Verifikimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, Koço Kokëdhima janë vënë nën hetim nga Prokuroria me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit, gjykata penale e Tiranës vendosi sot pezullimin e tyre nga detyra, me qëllim mos cënimin e provave.

Ndryshe nga pesë vendimet e mëparshme të gjykatave, të cilat kanë qenë të karakterit civil, vendimi i sotëm është penal për Armand Dukën , c’ka do të thotë se kreu i FSHF-së, rrezikon të ndiqet penalisht.

Në argumentet e gjyqtarit Artan Gjermeni çmohet se në lidhje me akuzën e ngritur nga prokuroria për kreu e FSHF, Armand Duka, bazuar në provat e administruara, krijohet dyshimi i arsyeshëm personi nën hetim e ka kryer faktin penal për të cilën hetohet.

Gjykata e vlerëson si të bazuar në ligj kërkesën e Prokurorisë, ndërsa thekson se caktimi i masës ndaluese sipas kësaj dispozite zbatohet ndaj personit nën hetim/të pandehurit i cili është në një detyrë apo funksion publik gjatë kohës që ai është në një procedim penal.

Në çështjen konkrete, Gjykata vlerëson se marrja e një mase të tillë është e nevojshme pasi ekziston koneksiteti i kërkuar ndërmjet faktit penal dhe detyrës që ushtron personi nën hetim.

“Vepra penale për të cilën hetohet personi nën hetim dyshohet të jetë kryer për shkak të pozitës së veçantë që ka personi nën hetim, me detyrë President i FSHF-së, ku nëpërmjet veprimeve apo mosveprimeve ka mundësuar apo lejuar ardhjen e pasojave të paligjshme që vijnë në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës. Personi nën hetim rezulton të ketë qenë në dijeni të paligjshmërive të sipërcituara dhe nuk ka kryer asnjë veprim me qëllim parandalimin e situatës së paligjshme të krijuar (dyshuar për këtë fazë të hetimit). Pozita e tij dhe detyra kërkon që ai të marrë masa për parandalimin e situatave të paligjshme, dhe për këtë shkak një masë e tillë do t’i shërbente hetimit por edhe do të shërbejë si shkak për të parandaluar çdo dyshim për mundësinë për të ndërhyrë në vijueshmërinë normale të provave/hetimit.

Në caktimin e masës ndaluese parashikuar nga neni 242 i KPP, gjykata ka si qëllim ndërprerjen e aktivitetit të kundërligjshëm të tij në rrethanat konkrete të çështjes, pasi ushtrimi i detyrës së të dyshuarit ka lidhje me veprimet ose mosveprimet e tij. Në këtë kontekst ka një rrezik real dhe nevojë për marrjen e një mase procedurale për të shmangur mundësinë që ka personi nën hetim, te vazhdoje aktivitetin e tij, e cila ka lidhje te drejtpërdrejte me veprimin e tij te kundërligjshëm.

Nga ana tjetër plotësohet edhe kushti formal i parashikuar nga neni 241 i KPP, lidhur me kushtet e zbatimit të masave ndaluese, i cili parashikon se, masat ndaluese mund të zbatohen vetëm kur procedohet përvepra penale, për të cilat ligji cakton dënim me burgim më të lartë nëmaksimum se një vit. Vepra penale për të cilën dyshohet personi nën hetim parashikon dënim deri në shtatë vjet burgim.

Në kushte kur, sporti me ligj është parashikuar si një interes publik që tejkalon interesat private të mënyrës së organzimit të tyre në formën e OJF-së, konkludohet se edhe drejtuesit e tyre ushtrojnë një detyrë apo shërbim që i përket sferës publike.

Për sa më sipër, ndaj personit nën hetim duhet të caktohet masa e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale.

Cmohet nga gjykata qe ushtrimi i detyres per personin nen hetim Armando Duka duhet te ndalohet plotesishte duke perjashtuar veprimet administrative per kryerje pagesash ne favor te perona fizik ose juridik (paga, shlyerje kontratash e te tjera te kesaj natyre)” thuhet në argumentin e Gjykatës për kreun e FSHF.

Artikulli paraprakU SANKSIONUA NGA PERËNDIMI/ RUSIA FUT NË LOJË SISTEMIN QË ZËVENDËSON SWIFT: TË GJITHA FONDET NË LLOGARITË BANKARE JANË TË SIGURUARA
Artikulli tjetërPËRFUNDOJNË BISEDIMET MES RUSISË DHE UKRAINËS NË BJELLORUSI