Tre persona janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi u janë gjetur armë zjarri, mallra kontrabandë dhe sende të vjedhura.

Në pranga kanë rënë B.M, 40 vjeç, banues në Kukës; N.N, 50 vjeç banues në Kurbin dhe M.L, 38 vjeç banues në Kosovë. Konktretisht 40-vjeçari, B.M është kapur me 10 thasë kafe kokërr, , me peshë totale 600 kg kontrabandë, pa dokumentacion shoqërues. Ai u ndalua pasi polica gjeti mallrat kontrabandë, gjatë një kontrolli tek unaza e qytetit të Rubikut.

Ndërkohë në Kurbin është arrestuar N.N, pasi pas informacioneve të marra nga qytetarët, ai është kapur me armë zjarri të tipit ‘Pushkë’. Ndërsa personi i tretë, M.L është kapur në Shëngjin pasi akuzohet për vjedhjen e banesës që kishte marrë për pushime. Atij i janë gjetur një televizor ‘Plazma’ dhe disa sende të tjera të vjedhura.

Të arrestuarit do të përballen me akuzat “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” si dhe ‘Vjedhje”.

Artikulli paraprakARRESTIMI I ISH-DEPUTETIT, VOLTANA ADEMI: SHKODRA I KA HAPUR LUFTË KRYEMAFIOZIT EDI RAMA
Artikulli tjetërSULMET NE KZAZ, AMBASADORI AUSTRIAK: I ZOTI E NXJERR GOMARIN NGA BALTA