
DEKLERATË
Nisur nga zhvillimet e fundit në zonën e Thethit dhe duke parë situatën e tensionuar ndërmjet banorëve dhe autoriteteve shtetërore, jemi të shqetesuar për cka po ndodh dhe përveç lutjeve tona, ndihemi te detyruar te shprehim edhe qendrimin tonë.
Si Kishë Katolike jemi dhe do të jemi gjithmonë në anën e paqes dhe të arsyes. Në këtë kohë
u bëjmë thirrje të gjithëve të ruajne getesinë, te angazhohen për dialog dhe te respektojnë jetën.
Dënojme me vendosmëri te gjitha format e dhunës, nga cilado pale që te vije ajo. Jemi në krah të të gjithe njerëzve vullnetmire, të atyre që punojne me ndershmëri, sakrificë e dinjitet, shpesh në vuajtje dhe në heshtje. Respekti për ligjin dhe drejtësine eshtë një detyrë thelbësore për te gjithe.
Ne besojme se është themelore ta mbrojmë mjedisin, nje dhurate e çmuar nga Zoti, por në të njäjtën kohë, eshte gjithashtu e nevojshme te mbrojme ata që, me punë te palodhur dhe me perkushtim, perpiqen të jetojnë ndershmërisht dhe të ndërtojnë një te ardhme më të mirë për veten dhe femijët e tyre.
Lutemi me zemer që kjo situatë te marrë zgjidhje sa më të shpejtë.






