Arrest me burg” vendosi gjykata për 4 të arrestuarit në kufi për prostitucion. Lirohet shoferi i taksisë

I dyshuari Ledian Gjoni dhe dy motrat Ina dhe Armonela Qama, dyshohet se janë rekrutuesit dhe shfrytëzuesit e femrave për prostitucion, të cilët u arrestuan pasditën e së dielës në pikën e kalimit kufitar të Morinit. Këto dyshime, janë ngritur nga prokuroria e kryeqytetit,e cila prej disa muajve në bashkëpunim me policinë po kryente hetimet ndaj këtij rrjeti të prostitucionit. Sipas akuzës, nga hetimet paraprake dyshohet se Ledian Gjoni është personi që kishte njohje me dy motrat Ina dhe Armonela Qama, bashkë me të cilat gjenin vajza që të ushtronin prostitucion dhe klient që paguanin për favore seksuale. Në dosje, thuhet se personat që kërkonin favore seksuale me vajzat e këtij rrjetit duhet të paguanin te njëri nga tre të dyshuarit një shumë prej 200 eurove. Shumë kjo që më pas ndahej me vajzën që kryente marrëdhënie seksuale me klientët, që gjenin tre të dyshuarit kryesisht nëpër locale nate ku këndohet live. Në dosje, thonë burimet, në asnjë rast nuk është provuar se vajzat që ushtronin prostitucion ishin të detyruar. Të pyetur nga policia, ata kanë pranuar se kryein marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës me dëshirën e tyre. Nga ana tjetër, me kërkesë të prokruorisë Gjykata e Tiranës, i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për të dyshuarit Ledian Gjoni, dy motrat Ina dhe Armonela Qama si dhe Ardit Shmillin. Ndërsa për shoferin e taksisë, ku u arrestuan të dyshuarit, shtetasin Zamir Hodo prokuroria kërkoi lirimin e tij pasi nuk kishte dijeni për punën që klientët e tij kryenin. Gjithashtu, prokuroria tha se në ditët në vazhdim do të sqarohet edhe pozita e të dyshuarit Ardit Shmilli, i cili u gjet në taksi me të arrestuarit. të katër të dyshaurit, u arrestuan pasditen e së dielës në pikën e kalimit kuiftar të Morinit, në momentin që po kalonin në KOsovë nga ku do të udhëtonin drejt Gjermanisë për të ushtruar prostitucion.

Artikulli paraprakKOTZIAS:”ÇESHTJA ÇAME”NUK DISKUTOHET! HAHN GABOI,E REFUZOVA KERKESEN E BUSHATIT
Artikulli tjetërKOMBETARJA E KOSOVES E VENDOSUR PER REZULTAT POZITIV