Gjykata e Shkodrës ka vendosur arrest me burg për 42-vjeçarin Edmond Çomo i shpallur në kërkim nga drejtësia Italaine.

Ai është kapur me qëllim ekstradimi në Itali. Mësohet se Çomo ishte pjesëtar i grupit mafioz ‘Ndragheta’ dhe konsiderohej një person i rëndësishëm në këtë organizatë. Katër ditë më parë, Policia e Shkodrës njoftoi kapjen e tij në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative. Ndaj 42- vjeçarit, Gjykata e Leçes ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “ Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Nga ana tjetër, avokati i tij Adrian Visha është shprehur se kërkesa për arrestimin e tij është e mbështetur në një masë siguri të ndryshuar. “Është një kërkesë e mbështetur në një vendim arresti të ndryshuar. Çomo ka pasur detyrim paraqitje por ngaqë ka qëndruar 5 muaj në Shqipëri masa është ndryshuar”, shprehet Visha.

Ndaj 42-vjeçarit Çomo Gjykata e Leçes/ Itali ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”. Në shtetin Italian personi i lartpërmendur njihet si anëtar i grupeve të rrezikshme të krimit të organizuar si dhe është i dënuar më parë po në këtë shtet.

Artikulli paraprakSHKODRANËT: ZERO BESIM TEK DREJTËSIA
Artikulli tjetërPOLICIA BËN ‘BILANCIN’ E VERËS