Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Sadetin Sulën i cili akuzohet se vrau bashkëshorten Suela Sula , e cila u gjet e pajetë 4 ditë më parë në tualitin e biznesit privat të cifitit.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqatarja Irida Kacerja e vlerësoi të ligjshëm ndalimin e të pandehurit ndërsa cështja i kaloi për vendim Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë.Avokati Ilir Golemi e kundërshtoi caktimin e masës nga gjykata duke kërkuar lirimin e klientit të ti për shkak se organ ii akuzës nuk është mbështetur në prova ndërkohë që e ka marrë në pyetje të dyshuarin pa praninë e palës mbroijtëse dhe një psikolugu pasi kishte kaluar gjëndje shoku pasi vdekjes së gruas,ndërsa dëshmitë e tij herë pas herë janë kontradiktore dhe nuk përputhen me akt akuzën e Prokurorisë.Ndërkohë vetë Sadetin Sula me lot në sy ka rrëfyer përpara togave të zeza Sula nuk e kam vrarë unë, kishim marrëdhënie të shkëlqyera ” U ngritëm në mëngjes atë ditë dhe Suela më tha që nuk jam mirë, kam shtërngim në gjoks dhe jam tepër e mërzitur për motën për shkak të disa problemeve që kishte ajo.I thashë që të mos mbante mërzi për të tjerët por të shikonte familjen e vet.Kemi tre fëmijë dhe unë atë e kam patur jo vetëm grua por edhe shoqe.Mes nesh ka qënë një marrëdhënie e shkelqyer.Kemi shëtitur gjithë Europën bashkë me fëmijët.Kërkoj që shteti të zbardhë ngjarjen se si është në të vërtetë.Jam i gatshëm që të bashkëpunoj me drejtësinë për të ndihmuar edhe financiarisht që të zbardhet kjo cështje tha Sadetin Sula. Ndërsa në akt akuzën që lexoi Prokurori i Cështjes Arben Smaci dhe bazuar në deklarimet e të akuzuarit tha se Sadetin Sula nuk kishte shkuar atë ditë në punë.Kishte dalë për të pirë kafe e më vonë kishtye shkuar për të paguar faqturën e energjisë elektrike.Pasi ka kryer këto punë është nisur për në mobilerinë e tij në fshatin “Melgushë”.Kur ka hyrë tek dyqani nuk ka parë asnjëri.Ka hapur derën e tualetit dhe aty kishte parë gruan të shtrirë përtokë dhe të mavijosur në pjesëne qafës ku iu gjet edhe një litar.Sula kishte vënë duart për ti matur pulsin .Ndërkohë nga autopsia mjeko-ligjore ka rezultuar se shenjat e gishtave kanë qënë të bashkëshortit”. Në tualet Sula ka gjetur edhe një letër ku shkruhej. “Kam kaluar momente që nuk kam menduar se do ti kaloja, Kam takuar persona që nuk mund të mendoja se do ti takoja”.Jam shumë e zhgënjyer. Ndërsa vetë Sadetini e mohoi që letra nuk është vendosur nga e shoqja dhe se shkrimi nuk ishte i viktimës.Por gjatë marrjes në pyetje nga policia gjatë dëshmisë, ai ka qenë konfuz sa i përket orareve të lëvizjeve, çka ngre dyshime se është autor i vrasjes së bashkëshortes së tij. Ngarja e rëndë ndodhi me 19 prill në mobilerinë e ciftit ,ndërsa u akuzua për vrasjen e gruas së tij Sadetin Sula

Artikulli paraprakFRPD MBJELL PEMË NË DITËN E TOKËS
Artikulli tjetërFORUMI I LIQENIT TË SHKODRËS, NË DITËN E TOKËS