Arrestime të shumta gjatë natës në Tiranë, shkatërrohen 2 grupe të drogave të rënda

Arrestime të shumta janë kryer gjatë natës në kryeqytet. Policia e Shtetit ka zhvilluar dy operacione paralele për shkatërrimin e dy bandave që tregtonin droga të forta. Njeri operacion ishte i koduar si “Biss” dhe tjetri si “Tranter”. Në të dy operacionet janë sekuestruar 104 gramë kokainë, 1100 dollarë, 52 000 lekë, 2 makina, 8 celularë, 1 peshore elektronike dhe 12 fishekë pistolete. 6 persona ranë në pranga gjatë dy operacioneve. Në operacionin e parë të koduar “BISS”, janë arrestuar 4 shtetas dhe konkretisht : Genci Huta, 46 vjeç, banues në Tiranë. Denis Yzo, 37 vjeç, banues në Tiranë. Gentjan Dikollari, 30 vjeç banus në Tiranë. Anxhelin Prenga, 30 vjeç banues në Tiranë. Arrestimi i këtyre shtetasve është bëri i mundur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rr.”Kongresi i Manastirit”, në mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Genc Huta dhe pasagjer shtetasit Denis Uzo, Gëzim Dikollari dhe Anxhelin Gega, në pjesën e këmbëve të pasagjerit janë gjetur 50.4 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë. Në operacionin e dytë policor të koduar “Tranter”, kryer nga Seksioni për Narkotikët në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve janë arrestuar 2 shtetas : Dritan Toska, 38 vjeç, banues në Tiranë. Vladimir Ademi, 37 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë dhe gjatë daljes nga mjeti tip “Audi” janë gjetur 50 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë. Në operacionin e parë policor “BISS”, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale : – 54.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë. – Automjeti tip “Volksëagën”. – 1 peshore elektronike. – 6 telefona celularë. Në operacionin e dytë policor “TRANTER” të zhvilluara janë sekuestruar në total : – 50 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë. – Automjet tip “Audi”. – 1100 dollarë ( dyshohen të jenë të fallsifikuara) dhe 52000 lekë të reja. – 2 telefona celularë. – 12 fishekë arme zjarri model 54. Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitja lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”, neni 283/2 i Kodit Penal për shtetasit Genc Huta, Denis Uzo, Gentjan Dikollari dhe Anxhelin Gega, ndërsa për shtetasit Dritan Toska dhe Vladimir Ademi për veprat penale ” Prodhim dhe shitja lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” “Prodhim dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak” dhe “Fallsifikim i monedhave”, nenet 283/2, 279 dhe 183 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 500 KG KANABIS, FSHEHUR MES GJETHEVE
Artikulli tjetërNJËSIA E POSAÇME, NË NJË MUAJ HEQ 500 PATENTA