Një tjetër sekser që ishte i përfshirë në raste korrupsioni mes studentëve dhe pedagogëve në Universitetin e Elbasanit ka përfunduar në prangat e policisë.

Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Gëzim Qytyku, që dyshohet se ka qenë sekser dhe ndaj tij është bërë ekzekutimi i urdhër arrestit të lëshuar nga Gjykata e Elbasanit.

Arrestimi i tij vjen në kuadër të operacionit të disa ditëve më parë ku në pranga përfundoi nj dekan, Shefja e Departamentit të Gazetarisë, tre sekserë dhe një student.

Personat e arrestuar akuzohen për “Ushtrimi i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike” dhe “Korrupsioni Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike”.

Artikulli paraprakMËSUESJA KUJDESTARE DHUNON NXËNËSIN 10 VJEÇ, KALLËZOHET NË POLICI
Artikulli tjetërARRESTOHEN 4 SHPËRNDARËSIT E HEROINËS