Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një statusi në Tëitter ka reaguar mbi operacionin e policisë në Tiranë, Shkodër dhe Hollandë.

Në postimin e tij Rama shkruan se ky aksion ka treguar edhe një herë vendosmërinë e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit.

Policia e Shtetit foli përsëri me forcën e vendosmërisë sonë në luftën kundër krimit. Forca e Ligjit prangosi rrjetin kriminal të Shkodrës

pas një pune policore disamujore të shtrirë edhe jashtë vendit. Respekt dhe për vendosmërinë e Prokurorisë. Forca e Ligjit po përshkallëzohet.

Artikulli paraprakLËKUNDJE TOKE DHE GJATË NATËS, I FUNDIT NË LESHNICË TË KORÇËS
Artikulli tjetërLIROHEN TË GJITHË MJEKET E INFERMIERËT E ARRESTUAR TË SPITALIT TË SHKODRËS