Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti socialist u shpreh se përpara ligjit janë të gjithë të barabartë, ndryshe nga Saliu dhe Luli, shkruan Basha, të cilët sipas tij i shpëtuan Prokurorisë.

Kryetari i grupit parlamentar socialit, Taulant Balla, ka reaguar pas arrestimit të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti socialist u shpreh se përpara ligjit janë të gjithë të barabartë, ndryshe nga Saliu dhe Luli, shkruan Basha, të cilët sipas tij i shpëtuan Prokurorisë.

Përpara ligjit ne jemi të gjithë të barabartë përveç Saliut, Lulit dhe atyre që i shpëtuan prokurorisë, falë Saliut dhe Lulit që nuk i zbatonin urdhrat e organit të akuzës. Barazia para ligjit per ne nuk eshte slogan po parim themelor ne fjalen tone, ne reformat dhe qëndrimet tona.

Ndalimi i djalit te deputetit na ndan qarte edhe njehere nga ata qe kemi përballë! Sepse jo vetëm nuk e pengojmë prokurorinë dhe as protestojme kunder saj, po e mbeshtesim plotesisht. Drejtësia duhet ta thote fjalen e saj deri ne fund dhe shpresoj shume qe edhe autoret dhe heroi i Babale Dyshit te marrin ate qe takon nga organi i akuzes!

 

Ligjvënësi socialist u denoncua nga ish-oficeri në arrati, Emiljano Nuhu se ishte i pranishën në momentin kur ai u kërcënua me jetë nga Xhelal Rrahja, vëllai i deputetit Rrahma Rraja, për të lënë të lirë djalin e këtij të fundit i cili ishte kallëzuar për ushtrim dhune nga Xhisiela Maloku.

Balla mohoi akuzat në adresë të tij ndërsa u shpreh i gatshëm të përballej me prova dhe fakte me oficerin Nuhu. Por sipas hetimeve të SHÇBA, rezulton se Nuhu nuk ka qenë fare në zyrën në stacionin e policisë së Fushë Krujës në datën 21 korrik kur pretendon se është kanosur me jetë, ndërsa gjithashtu nuk është konstatohet as prezenca e personave të përmendur nga ish-komisari në ambientet e komisariatit të policisë.

Ndersa gjithashtu rezultoi se nga komunikimit telefonike në Whatsapp ai kishte njohje me të kallëzuarin, të cilin e ka takuar edhe në një bar-kafe në Unazën e Re në Tiranë, takim i cili është fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë.

Socialisti Balla tha se, nëse djali i deputetit rezulton fajtor për dhunën e ushtruar ngda Xhisiela Malokut, atëherë ai duhet të arresohet. Balla u shpreh i gatshëm gjithashtu edhe për ngritjen e një komisioni hetimor nëse opozita e kërkon një gjë të tillë.

Artikulli paraprakARRESTIMI I DJALIT TË DEPUTETIT SOCIALIST, RAMA: MBËSHTESIM DREJTËSINË
Artikulli tjetërPD REAGON PËR ARRESTIMIN E DJALIT TË DEPUTETIT: TRUK I EDI RAMËS