Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 41 vjeçar nga Mali I Zi I cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë. Ai është arrestuar ne momentin kur ka tentuar të kalojë kufirin shqiptar.

41 vjecari ishte dënuar me burg në shtetin e Malit të Zi me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër bën të ditur se me datë 02.01.2019 në Pikën e Kalimit Kufitar Hani Hotit, u arrestua me qëllim ekstradimi, shtetasi malazez në kërkim ndërkombëtar, J. H., vjeç 41 , banues në Ulqin Mali i Zi,

pasi autoritet gjyqësore malazeze, kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Malit të Zi.

Veprimet procedurale do kryen nga Zyra Qendrore e Interpol Tirana. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Artikulli paraprak“LOGUÇEZME”, RRUGA PO NDËRTOHET ME STANDARTE
Artikulli tjetërGOLEM, 500 BANORË PA UJË PREJ 5 MUAJSH