Një linjë e trafikut të klandestinëve që dërgonte shqiptarë drejt Britanishë së madhe është shkatërruar në Spanjë, ku policia prangosi 14 anëtarët e këtij rrjeti kriminal.

Drejtuesi i kësaj bande ishte një shqiptar, ndërsa në përbërje të grupit ishin edhe 3 shqiptarë të tjerë, me role kyçe në transportin e emigrantëve të paligshëm.

Nga Shqipëria, ku niseshin, klandestinët kalonin përmes Spanjës, për të arritur më pas në Britaninë e Madhe, ku paguanin nga 6 mijë euro. Në shumicën e rasteve udhëtonin të fshehur në kamionë.
Drejtuesi shqiptar i kët

ij rrjeti kriminal, emri i të cilit nuk bëhet publik, kishte tentuar 8 herë të hynte në mënyrë klandestine në Angli në vitin 2016 dhe 2017. Gjithashtu, u zbuluan disa udhëtime sporadike të tij, në të cilat, kishte blerë kokainë, duke e shpërndarë me ndihmën e disa bashkëpunëtorëve të tij. Ky grup kriminal u shkatërrua në një shtëpi private në qytetin Pielagos dhe operacioni u kodua “Almar”.

Pjesëtarët e tjerë të rrjetit ishin spanjollë, marokenë dhe kolumbianë. Në pranga ranë edhe 2 gra, një nga Kolumbia tjetra nga Spanja, ndërsa një grua tjetër shqiptar dhe 2 të mitur, gjithashtu shqiptarë, do të deportohen në vendin tonë.

Në banesë u gjetën edhe 17 kg hashash, rreth 300 gram kokainë dhe disa dokumente shqiptare dhe angleze. Ky është operacioni i radhës që zbulon rrjetet kriminale që trafikojnë qenie njerëzore, ndërsa në Shqipëri janë zbuluar të paktën 4 raste të tilla, brenda pak muajsh.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA MIRATON MARRËVESHJEN PËR GJETJEN E ESHTRAVE TË TË ZHDUKURVE TË KOMUNIZMIT
Artikulli tjetërAHMETAJ SHKARKON 13 INSPEKTORË DHE NJË DREJTUES DEGE: ÇDO MUAJ DO KETË LARGIME