Një sasi e rëndësishme droge e kontorlluar nga vëllezër me kombësi shqiptare është tërhequr nga sheshi i qytetit nga policët e rajonit të Campagnola Emilia.

Ata kanë konfiskuar më shumë se gjysëm kile kokainë dhe pajisje të ndryshme për peshimin dhe mbështetjen e narkotikëve.

Të arrestuarit janë dy vëllezër shqiptarë të moshës 23 dhe 20 vjeç, që të dy me banim në Sabbioneta.

Të dy u paraqitën sot para gjykatës në Reggio Emilia, karabinierët u kanë sekuestruar 70 gr kokainë, dy peshore precisioni, një makinë për vakum dhe celofan për paketim dhe rreth 6000 euro të konsideruara si fitim nga shitja e drogës.

Po ashtu, dy vëllezërve shqiptarë iu janë konfiskuar telefonat ku kanë kontaktet me klientët.

Artikulli paraprakSHQIPTARI: ME NJË DITË PUNE ME KOKAINË NË ITALI, FITOJ SA PËR 1 MUAJ NË ATDHE
Artikulli tjetërSHQIPTARI DHE UZBEKISTANEZI ARRESTOHEN PËR PROSTITUCION