Tre shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane si autorë të 66 grabitjeve të kryera në vila e banesa në territorin e provincave të Pordenones e Trevizos.

Grabitjet janë kryera brenda 5 muajve dhe kalojnë vlerën e 2 milionë euro.
Të arrestuarve u janë sekuestruar shufra floriri, orë të shtrenjta, para kesh, bizhuteri si dhe pistoleta e municione të përdorura gjatë grabitjeve.

Policia italiane ka zbardhur se mjaft prej objekteve te grabitura ishin transferuar në Shqipëri e ricikloheshin në para.

Artikulli paraprakSHKODËR, KONCERTI “TRIUMF QIELLOR” NË KATEDRALE
Artikulli tjetërLLESHAJ: GRUPI QË KREU GRABITJEN NË RINAS, VEPRIMTARI KRIMINALE EDHE NË KOSOVË