Arrestohen 4 shqiptarë, në banesat e tyre iu gjetën 322 kg drogë

Një mega operacion i policisë italiane ka çuar gjatë natës së shkuar në arrestimin e 4 shqiptarëve të moshës nga 23 në 33 vjeç e në sekuestrimin në 2 banesat e tyre të rreth 322 kg marijuanë. Operacioni është ekzekutuar në lagjet periferike të kryeqytetit Romë, në Casiilna, Boorghesiana e Fontana Cnadida. Katër shqiptarët e arrestuar janë pa leje të rregullt qëndrimi në Itali e nuk figurojnë të dënuar më parë nga policia italiane. Arrestimi i tyre erdhi si rezultat i shtimit të kontrollit në territor e identifikimit të një lokali të frekuentuar nga shqiptarët e nga disa persona të lidhur më botën e drogës. Në 2 banesa ku jetonin shqiptarët në lagjen Fontana Candida janë sekuestruar rreth 322 kg marijuanë si dhe para të thata. Droga do shitej ne Romë – Lënda narkotike e sekuestruar ishte e destinuar të trafikohej në të gjithë territorin e Romës. Katër të arrestuarit ndodhen në burgun Regina Coeli të Romës nën akuzën e trafikut të drogës të tipit marijuanë. Ende nuk janë bërë të ditur identitetet e të ndaluarve.

Artikulli paraprakKAPEN PRANË NJË GUROREJE 89 KG KANABIS
Artikulli tjetër55 DASMORË PËRFUNDOJNË NË SPITAL TË HELMUAR.NUK DIHET SHKAKU