Arrestohen dy iranianë në Tiranë, kishin ngritur një rrjet trafikimi njerëzish

Dy qytetarë iranianë janë arrestuar në Tiranë pasi dyshohen se kanë ndihmuar pesë persona, edhe këta iranianë, që të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme. Hamed Rostami 26 vjeç dhe Shahab Foroozandeh 40 vjeç, dyshohen se kanë bërë të mundur nisjen drejt Gjermanisë të iranianëve me iniciale Y. R., A. G., A. R., A. R. dhe A. A. kundrejt 2500 eurove. Ata ishin të pajisur me leje kalimi dhe po dilnin nga Shqipëria. Nga hetimet ka rezultuar se iranianët kishin ardhur nga Teherani dhe kishin jetuar në një banesë të marrë me qira në zonën e Vilave Gjermane në Tiranë. Sjelljen dhe akomodimin e tyre e kishin siguruar dy të arrestuarit. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Artikulli paraprakHAJDUTI ARRESTOHET NË TARACËN E PALLATIT
Artikulli tjetërRAMA I PËRGJIGJET PD-LSI:S’DONI DREJTËSI,JENI MBYLLUR NË ÇADËR