Dy vlonjatë që plagosën me armë zjarri në muajin dhjetor, një person tek Uji i Ftohtë, u arretsua nga Policia e Vlorës. Ata ishin shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë Kleris Haxhiraj, 26 vjeç, banues në Kërkovë dhe Elmasa Velaj, 47 vjeç, banues në Vlorë.

Ndaj Haxhirajt, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë ”Arrest në Burg”, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale ”Plagosje e rendë me dashje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 88/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Ndaj Velajt, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur masën e sigurisë ”Arrest në Burg”, pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municioneve”, parashikuar nga nenet 89 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Ngjarje e ndodhur më datë 07.12.2017, në lagjen ”Uji Ftohtë”, ku ka plagosur me armë zjarri shtetasin D.C. Dosja e tyre i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Artikulli paraprakZBRESIN NGA VINÇI PAS 15 ORËSH KËRCËNIME PËR VETËVRASJE, BURRË E GRUA
Artikulli tjetërARRESTOHEN 4 SHQIPTARE, ‘ZONJA ARGËTIMI’, NË NJË KLUB NATE