Albania

Dy turq janë arrestuar nga policia kufitare ditën e sotme. Ata janë me inicialet N.I. 31-vjeç dhe E.A. 40-vjeç, të banues në Bodrum, Turqi.

Pas kontrollit të ushtruar në anijen turke me flamur amerikan e ankoruar në portin e Sarandës me kapiten 40-vjeçarin me inicialet E.A. është gjetur i fshehur 31-vjeçari me inicialet N.I. të cilit i janë gjetur dokumente të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Policia ka nisur hetimet në disa pista për dy të arrestuarit.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit N.I për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, si dhe në ngarkim të shtetasit E.A për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Artikulli paraprakPOLICIA SHQIPTARE SOLIDARIZIM ME ATË ITALIANE,AKTIVIETET PËRBALLË AMBASADËS
Artikulli tjetërDIGJET FERMA, PRONARI: 67 MILION LEKË DËME