Policia rumune ka prangosur 4 shtetas shqiptarë pasi kishin kaluar ilegalisht kufirin tokësor nga Serbia.

Mësohet se të rinjtë shqiptarë nga mosha 22 në 32 vjeç janë ndaluar nga roja kufitare e qytetit Jimbolia në kufi me Serbinë. Pas ndalimit dhe marrjes në pyetje nga autoritetet rumune shqiptarët janë kthyer sërish në Serbi.

Mësohet se të rinjtë shqiptarë e kishin të ndaluar lëvizjen në zonën Shengen, ndaj po tentonin të arrinin në shtetet e Europës Perëndimore përmes lëvizjes nga toka, nga Kosova në Serbi dhe më pas në Rumani.

Artikulli paraprakNJË BURRË PLAGOS NJË GRUA ME THIKË
Artikulli tjetërI SEMURI MENDOR KAPET DUKE VJEDHUR,DERGOHET NE PSIKIATRIK