Arrestohen shitësit e kokainës , sekuestrohen 3 makina dhe 16 milionë lekë

 Katër persona janë arrestuar sot nga efektivë të policisë së Tiranës, gjatë operacionit të koduar “Përsëritësi” dhe një sasi droge e mbi 16 milionë lekë janë sekuestruar. Gjithashtu 2 persona janë nën hetim në gjendje të lirë ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Aksioni Ditën e sotme, specialistët e Seksionit për Narkotiket dhe Seksioni për Operacionet Speciale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Përsëritësi”, ku pas një pune disa mujore është arritur të dokumentohet me prova ligjore veprimtaria kriminale, në fushën e narkotike, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të: Erjon Shehu, 23 vjeç, banues në Tiranë; Xhevair Ahmetaj, 41 vjeç, banues ne Tiranë, i dënuar më parë; Mariglen Ahmetaj, 19 vjeç, banues në Tiranë; Kozma Pire, 23 vjeç, banues në Tiranë ; – Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë: R. S., 29 vjeç, banues në Tiranë. R. K., 20 vjeç, banues në Tiranë. – Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e R. B. dhe L. T., banues në Tiranë. Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojeve “Kokainë, Heroinë dhe kanabis”, në zona të ndryshme të Tiranës, njofton policia. Në kohë dhe vende të ndryshme, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – 39.2 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë. – 3.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë. – 2.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis. – 3 automjete të markave të ndryshme. – Shumat monetare prej, 1.620.500 lekë të reja, 100 dollarë dhe 50 euro. – 10 telefona celulare të markave të ndryshme. – Një peshore elektronike Materialet e proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Artikulli paraprakSULMI NË MANCHESTER, EVAKUOHET NJË PJESË E QYTETIT WIGAN
Artikulli tjetërPELIKANI KAÇURREL FUTET NË KALENDAR