Zbulohen strofkat e drogës, arrestohen trafikantët shqiptarë në Francë

Ata janë arrestuar në një banesë në Vénissieux, Lyon. Në dy apartamente që përdoreshin nga dy 30-vjeçarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur nga mediat lokale, hetuesit zbuluan drogë, bizhuteri dhe para. Në një apartament u gjetën rreth 24 kg kanabis dhe 500 gr heroinë. Në një park, pranë apartamentit tjetër, u gjetën të groposura rreth 40 gramë heroinë. Hetimet ndaj dy shqiptarëve kanë nisur që në muajin Janar.

Artikulli paraprakKARABURUN, TRAFIKANTËT BRAKTISIN GOMONEN ME 1 TON KANABIS
Artikulli tjetërSHQIPËRI-BOSNJE, MASAT PËR NDESHJEN NË ELBASAN