Pukë, arrestohet 20-vjeçari i arratisur nga komisariati

20-vjeçari i arratisur nga ambientet e komisariatit të policisë së Pukës, Emirjon Nika, ka rënë në prangat e policisë e ditën e sotme. I riu iu iku nga duart policëve në momentin kur do transportohej për në paraburgimin e Shkodrës. 20-vjeçari ishte arrestuar nga policia me akuzën e grabitjes me dhunë. Për kapjen e tij u angazhuan 6 grupe të FNSH, si dhe forca të shumta nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër. Pas arratisjes së tij nga komisariati i Pukës, u proceduan dy punonjësit e policisë Dodë Prela dhe Pajtim Bushi për shpërdorim detyre.

Artikulli paraprakAZILKËRKUESIT NË BRITANI, HETIM I PËRBASHKËT PËR GRUPET KRIMINALE
Artikulli tjetërTHËRRET ALLAHUN DHE SULMON NJË USHTAR NË METRO