Itali, arrestohet 38 vjeçari ,kishte fshehur drogën në bidon

Policia italiane kanë arrestuar 38 vjeçarin shqiptar me iniciale Q.K,. në La Spezia. Shqiptari u mbajt nën vëzhgim nga autoritetet policia, sepse dyshohej për përfshirje në trafik droge. Gjatë momentit që shqiptari po gërmonte një gropë në pyll, policia ka ndërhyrë për arrestimin e tij. Ai kishte sajuar një bidon që përdorej për ullinj të kripur, por në të vërtetë ka rezultuar se e kishte mbushur me drogë. Në bidon u gjetën 12 Kg. kanabis si edhe një peshore, që e përdorte për të peshuar kanabisin. Kanabisi ishte i ambalazhuar në pako 1 kilogramshe. Policia italiane po punon për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë.

Artikulli paraprakHEROINË,KOKAINË E ARMË,KAPEN DY ‘ZONJAT’ SHQIPTARE NË ITALI
Artikulli tjetërI PARALIZUARI BIE NGA SHKALLËT, HUMB TRAGJIKISHT JETËN