Një shtetas grek është arrestuar ndërsa po transportonte një sasi të konsiderueshme droge me prejardhje nga Shqipëria.

Pas një sinjalizimi, 40 vjeçarit grek i ishte zënë pritë në vendin e quajtur Kompoti, në rrugën nacionale Janinë-Antirio, 10 kilometra distancë nga qyteti i Artës.

Në automjetin e tij u gjetën 62 pako me kanabis, me peshë të përgjithshme 74,5 kilogramë. Policia po vazhdon hetimet për ta zbardhur të gjithë ngjarjen. Vlerësohet se i arrestuari e kishte marrë drogën në dorëzim, në brendësi të territorit grek.

Artikulli paraprakiPHONE KËRKON 3 MUAJ KOHË DHE SHIKONI ÇFARË PREMTON
Artikulli tjetërROMA MBYLL SHATËRVANET, JA ARSYEJA…