Një përplasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e të mërkurës, (25 shtator) në kryeqytet, ku ka mbetur i plagosur një 24-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.45 në rrugën e Qelqit në zonën e Yzberishtit, ku shtetasit Iljaz dhe Fatmir Avdillari kanë qëlluar në drejtim të të riut, të identifikuar si Dorian Vangjeli duke e lënë të plagosur në dorë.

 

Nga burimet shkak për ngjarjen dyshohet se ka qenë frika e autorëve për një hasmëri të mundshme, dhe kanë qëlluar ndaj të riut duke e lënë të plagosur. Ngjarja fillimisht është sinjalizuar nga qytetarë të zonës të cilët kanë njoftuar sallën operative.

Policia e cila mbërriti në vendngjarje bëri të mundur arrestimin e shtetasit Iljaz Avdillari dhe shpalljen në kërkim të Fatmir Avdillarit.

 

Njoftimi i policisë: Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve hetimore të kryera u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit I. A., 24 vjeç, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit F. A. dhe vijon puna për kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se më datë 25.09.2019, rreth orës 22.45 në rrugën e Qelqit, dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë është plagosur në dorë shtetasi D. V., jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Fatmir Avdillarit u gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale me dy thika, të dyshuara si armë të ftohta.

Artikulli paraprakMARINARËT ZBULOJNË 21 EMIGRANTË SHQIPTARË NË ANIJEN E TYRE
Artikulli tjetërSHUHET ZHAK SHIRAK