Një burrë i akuzuar për vrasjen e një shtetasi shqiptar, trupi i të cilit u gjet në një shtëpi ku ishte mbjellë drogë në Paraja të Australisë, është arrestuar nga policia vendase.

Aaron Donald Carver, 35 vjeç, u arrestua në Queensland të premten dhe u akuzua për vrasjen e 46-vjeçarit shqiptar, trupi i të cilit u zbulua në shtëpinë ku jetonte më 12 tetor.

Shqiptari, i cili jetonte në këtë shtëpi prej 6 muajsh, ishte sulmuar ashpërsisht duke i shkaktuar vdekjen.

Ai dyshohet se u vra diku mes mesnatës dhe orës 1 të mëngjesit të 9 tetorit. Pas ngjarjes, ishte grabitur makina e 46 vjeçarit, e cila u gjet më vonë e braktisur.

Policia tha se shtëpia ishte përdorur për rritjen e kanabisit. Policia pretendon se 7 burra janë parë duke transferuar bimët e kanabisit me makinën e viktimës.

Policia pohon gjithashtu se shkelësit ishin pjesë e një “grupi kriminal të bazuar në Murray Bridge”Carver u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës në Ipswitch të premten.

Ai nuk kishte përfaqësim ligjor dhe nuk kundërshtoi kërkesën e prokurorisë për arrestim, e cila e akuzon atë për vrasje të rëndë dhe vjedhje.

Burri u përpoq të arratisej, pasi fluturoi me avion nga Queensland të shtunën për aeroportin e Adelaide, ku edhe u arrestua.

Burri u përpoq të mbulonte fytyrën përpara mediave pas arrestimit në aeroport duke sharë gazetarët.

Artikulli paraprakPERSONA TË MASKUAR SULMOJNË AMBASADËN E KANADASË NË ATHINË
Artikulli tjetërSHKOI PËR STUDIME NË BRITANI, BURGOSET PËR 25 VITE SHQIPTARI I KOKAINËS