Një çift shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Greqi, pasi dyshohet se janë bashkëpunëtor të tre grabitësve që shkëmbyen zjarr me policinë greke një ditë më parë në Korintho.

Referuar mediave greke, dyshja merrte makina me qira për llogari të grabitësve shqiptarë, me të cilat këto të fundit kryenin vjedhjet.

Tre grabitësin ranë në prangat e policisë pasi një aksioni të bërë, u përdorën edhe helikopterë të forcave speciale të Greqisë.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit dy prej shqiptarëve kanë mbetur të plagosur ndërsa më pas të tre janë arrestuar. Ata ishin prej kohësh nën vëzhgimin e autoriteteve greke, pasi janë autorë të grabitjes së një banke në Kalamata gushtin e kaluar.

Në orët në vijim pritet që policia greke të dalë në një deklaratë për mediat, ku pritet të japin më shumë detaje rreth këtij operacioni ku në qendër kanë qenë shqiptarët.

Artikulli paraprak“CIARA” DO TË GODASË BRITANINË,FRIKË PËR ERË ME FUQI URAGANI
Artikulli tjetër“TOMI DHE XHERRI’ 80 VJEÇ, HISTORIA E KRJIMIT TË TYRE