Detaje të reja nga arrestimi me qëllim ekstradimi të 27 vjeçarit me origjinë shqiptare por lindur dhe rritur në Francë.

27 vjeçari, Teddy Qirjako, i cili akuzohet se ka vrarë me pistoletë një shtetas në qytetin e lindjes Nante të Francës ka hyrë në Shqipëri në muajin tetor 2019.

Policia tha se I riu kishte arritur të largohej dhe të hynte në Shqipëri me dokumentacion të rregullt para se të shpallej në kërkim ndërkombëtar.
Ai kishte marrë një banesë me qera në rrugën e “Barrikadave” në afërsi të qendrës së Tiranës ku dhe është arrestuar.

Ndaj të arrestuarit autoritetet franceze kishin caktuar masë sigurie arrest me burg për veprat penale “Vrasja”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Maksimumi i dënimit ”Burgim i përjetshëm”.

Ky nuk është rasti i parë kur një person I kërkuar për krime të rënda në shtete të tjera strehohen në Shqipëri.

Në bashkëpunim me policitë e shteteve të tjera ato arrestohen me qëllim ekstradimin drejt vendit ku kanë kryer krimin.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 108 KG MARIJUANË,NË KËRKIM DREJTUESI I MJETIT
Artikulli tjetërTE PAKTËN 6 TË VDEKUR NË GJERMANI NGA NJË SULM ME ARMË