Arrestohet i dashuruari agresiv: Një vit rresht, rrahje dhe kërcënime ndaj adoleshentes

Një adoleshente nga qyteti i Durrësi, që ka duruar prej mëse një viti dhunën, kërcënimet dhe përndjekjen e ish-të dashurit të saj, më në fund e ka kallëzuar atë. Policia e Durrësit e ka verifikuar rastin dhe e ka arrestuar në flagrancë të dashuruarin e dhunshëm: Pjerin Gjergji 27 vjeç, banues në Durrës. Policia njoftoi se “ndaj shtetasit të mësipërm ka bërë kallëzim shtetësia R.H. 17 vjeçe, banuese në Durrës, pasi pretendon se P.Gjergji, ish- i dashuri i saj, për rreth një vit e ka dhunuar fizikish dhe psikologjikish, si edhe e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme.” Dosja e tij i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Përndjekje”.

Artikulli paraprakARRESTOHEN 3 SHQIPTARË, VIDHNIN BIZNESMENËT ITALIANË
Artikulli tjetërSHKATËRROHET BANDA E KOKAINËS NË ITALI, NË PRANGA 10 SHQIPTARË