Një shqiptar i konsideruar si tregtari më i madh i drogave të forta në Viterbo të Italisë ka përfunduar në prangat e karabinierëve. Ismail Rebeshi, u arrestua në kuadër të operacionit “Ichnos” i zhvilluar nga policia vendase.

Policia lokale e ka konsideruar 35-vjeçari shqiptar si “kokën” e trafikut të drogës mes Sardenjës, Lazio dhe Lombardisë. Ai ishte rezident prej vitesh në Tuscia.

Pronari i një pike makinash të vjetra si dhe i një klubi nate, ia kishte dalë të ishte në mesin e grupit të furnizuesve të kokainës dhe heroinës në Sardenjë. Grupi shiste lëndë narkotike edhe tek të miturit.

Rebeshi u arrestua së bashku me tre persona të tjerë si pjesë e operacionit të “Ichnos”. Të arrestuarit e tjerë janë Vincenzo Polito 48 vjeç nga Roma, Massimo Leoni 42 vjeç nga Como dhe Joseph Tinenzo 40 vjeç, banues Napoli.

Rebeshi ka siguruar 6 kg kokainë dhe 3 kg heroinë nga nëntori i vitit 2017 deri në shkurt të vitit 2018. Shqiptari ishte arrestuar edhe në vitin 2008 për trafik ndërkombëtar të drogës.

Artikulli paraprakNDALOHEN GRABITESIT SHQIPTARE
Artikulli tjetërTENTUAN TË VIDHNIN NJË POSTË, POLICIA GREKE HAP ZJARR NDAJ GRABITËSVE SHQIPTARË