Arrestohet në Janinë 30-vjeçari shqiptar, u kap me 43 kg kanabis

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia e Janinës. Ai akuzohet për transport dhe trafik droge. 30 vjeçarit iu bë shenjë nga një patrullë policie që të ndalonte për kontroll, por ai u largua me shpejtësi. Përfundimisht, u ndalua në një rrugë sekondare pranë fshatit Mazaraki, 35 km larg pikës kufitare të Kakavijës. Në sedilen e pasme të automjetit, u gjetën dy çanta udhëtimi që përmbanin gjithsej 40 paketa me 43 kg kanabis. 30-vjeçari kishte me vete edhe një pistoletë të tipit Tokarev, që iu sekuestrua, ashtu si dhe droga e automjeti. Në banesën e tij, në Igumenica, policia sekuestroi dhe një shumë prej 1.100 euro, që e konsideron si produkt të trafikut të drogës, si dhe 5 pilula narkotike. 30 vjeçari do të dalë para prokurorit të janinës,m ndërkohë që policia po vazhdon hetimet për të gjetur destinacionin e drogës.

Artikulli paraprakFUSHA “RESHIT RUSI” DEBATE NË KËSHILLIN BASHKIAK
Artikulli tjetërPUBLIKOHEN PERGJIMET E KATER SHQIPTAREVE TE NDALUAR PER TERRORIZEM