Një 43-vjecar, lindur dhe banues në Itali është arrestuar në kryeqytet me qëllim ekstradimi drejt shtetit italian.Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale M.N.

“Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Brescia/Itali, me vendimin e datës 22 nëntor 2018 , e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 7 muaj burg për veprën penale ‘Mashtrim'”,njoftoi policia.

Policia bën me dije gjithashtu se shtetasi italian M.N, më 26 korrik 2014 është ndaluar me inisiativë për “Mashtrim” nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, si dhe në datat 22 qershor 2016 dhe 15 maj 2018 është proceduar në gjendje të lirë për “Mashtrim” po nga ky seksion.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: një automjet, dy aparate celular dhe dokumenta.

Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë do të kryhen nga ZKQ Interpol Tirana.

Artikulli paraprakAKSIONI PËR KAPJEN E ATENTATORËVE, FNSH DHE DELTA FORCË ZBARKON VLORË
Artikulli tjetërSORECA PËR PROTESTËN E OPOZITËS: SHPRESOJ TË JETË E PAQME DHE TË NXIRREN MËSIME