Arrestohet një i huaj me pasaporte fallso

 

Një ri turk është arrestuar në Portin e Durrësit, teksa po synonte të hipte në tragetin për në Bari me pasaportë të falsifikuar. Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës i vuri prangat Burak Akar, 24 vjeç, banues në Turqi, dje, në terminalin e përpunimit të pasagjerëve në port Ai ka tentuar të udhëtojë në mënyrë të kundraligjshme me tragetin e linjës Durrës – Bari, me një pasaportë, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Akar do të gjykohet për veprën penale”Fallsifikimi i leternjoftimeve, pasaportave ose i vizave“parashikuar në nenin 189 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakMASHTRUESI QË IU FSHEH POLICISË TENTON TË ARRATISET
Artikulli tjetërOPERACION PËR KAPJEN E HAJDUTËVE TË MASKUAR SI POLICË