Një 20 vjeçar shqiptar kishte bërë një video duke qëlluar me armë dhe këtë ia kishte dërguar një ish-shoqes italiane.

Kishte zgjedhur këtë metodë për t’i thënë se arma ishte e vërtetë dhe kërcënimi ishte real. I riu shqiptar peshkatar në Cesenatico, në Cesenate u arrestua nga policia sipas “Ansa”, nën akuzën e kërcënimit ndaj 26 vjeçares italiane, me të cilën kishte pasur lidhje disa kohë si dhe një fëmijë. Të dy u ndanë në maj të këtij viti me marrëveshje të përbashkët, por pas njëfarë kohe, 20-vjeçari filloi të kërcënonte sërish, duke e përndjekur.

Më 6 korrik, gjykata e Riminit kishte vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie dhe më pas ia lehtësoi duke e ndaluar t’i afrohej vajzës. Kur shqiptari më 6 nëntor shkoi në shtëpinë e ish-partneres dhe e kërcënoi përsëri. Masat të tjera u morën ndaj peshkatarit, duke u arrestuar dje në mëngjes. I riu ka përfunduar në burg.

Artikulli paraprakPRISTE DRU, E ZË POSHTË TRUNGU DHE VDES
Artikulli tjetërQENTË ZBULOJNË KU FSHIHTE KOKAINËN JASHTË SHTËPISË I RIU SHQIPTAR