Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat arrestoi në kushtet e flagrancës një punonjës policie në Komisariatin e Durrësit, për shkak se ishte i dehur në kohën kur drejtonte automjetin.

Përveç kësaj, ai ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit.
Punonjësi i arrestuar është Ilir Vrioni, 49 vjeç dhe ka qenë duke drejtuar mjetin e Policisë.

SHÇBA sapo u njoftua për ngjarjen ka vepruar duke arrestuar autorin dhe duke marrë masa për sigurimin e provave materiale.

Nga testi me aparat drager, Vrioni rezultoi i dehur dhe akuzohet për “Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”.

Njëkohësisht janë kryer veprimet e tjera për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet proceduriale do të referohen në Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakPRANGOSEN 4 PERSONA PER AKSIDENTE DHE DHUNIM TË GRAVE
Artikulli tjetërZHDUKET PREJ 4 DITËSH, 14-VJEÇARJA ,NENA KERKON NDIHMEN E POLICISE