Policia e Vlorës ka arrestuar një vajzë 24-vjeçare, e cila drejtonte makinën e dehur. Ajo quhet Amazona Sherifi, 24 vjeçe, banuese në Vlorë.

Arrestimi i saj u bë në rrugën “Zenel Mura” Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Renault” në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, janë dëmtuar dy pasagjere që ndodheshin në këtë mjet E.Sh dhe A.A, të moshës 21 vjeçe të dyja, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakPAS DY MUAJSH NË KËRKIM, ARRESTOHET PENGMARRËSI
Artikulli tjetërDËNOHEN MAFIOZËT SHQIPTARË NË ZVICËR, I PARI ME TETË VJET BURG