Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar

Pas disi më shumë se dy muaj hetime, karabinierët në Itali kanë ndaluar shqiptarin Sokol Elezi, 43 vjeç, në kërkim që nga 10 dhjetori 2016, kur prokuroria e Torinos kishte lëshuar ndaj tij një urdhër-burgimi për veprën penale: tentativë vrasje në bashkëpunim. Mbrëmjen e të shtunës së 20 majit 2016, në komunën Verzuolo në Cuneo, në afërsi të një lokali nate, së bashku me të vëllanë, Sokoli i ka zënë pritë një bashkatdhetari. E kanë pritur poshtë shtëpisë dhe e kanë qëlluar me dy plumba nga një distancë e afërt. Gjithashtu, 20-vjeçari është qëlluar edhe me një shufër hekuri në kokë nga vëllai i Sokolit, i cili u arrestua pak orë pas ngjarjes. Ndërkohë, arma u shkrep nga Sokol Elezi. 20-vjeçari megjithatë arriti të mbijetojë. Shkak i konfliktit dyshohet ndonjë hakmarrje lidhur me mosmarrëveshjet e vjetra mes familjeve të emigrantëve. Sokol Elezi është arrestuar gjatë natës në një hotel në Osio Sotto, në provincën e Bergamos. Elezi duhet të shlyejë 7 vite e 6 muaj burg.

Artikulli paraprakPROKURORIA JEP DETAJE PER GRUPIN E GRABITESVE TE BANKAVE
Artikulli tjetërTAKIMI I KOALICIONIT KUNDËR ISIS: SHQIPËRIA E PALËKUNDUR