Arrestohet shqiptari, kapet me sasi të madhe droge

Policia holandeze ka arrestuar një shqiptar dhe një lituanez pasi u kapën me një sasi të madhe kokaine. Siç raportojnë sot mediat lokale, shqiptari 25 –vjeçar dhe lituanezi, 28 vjeç, u kapën në Nrth Brabant, zonë jugore e Holandës. Kokaina u gjet në makinën e lituanezit, i cili po udhëtonte së bashku me të riun shqiptar. Në automjet, policia gjeti 12 kilogramë kokaine. Mbi ta është ngritur akuza e trafikut të lëndëve narkotike dhe pritet të dalin para gjykatës për masën e sigurisë.

Artikulli paraprakGODITET ME THIKË 54-VJEÇARI, TRE NË KËRKIM
Artikulli tjetërPAS DY DESHTIMEVE PER MUNGESE KESHILLTARESH,MBLIDHET KESHILLI I BASHKISE SHKODER