Rimini – “Jam i ISIS e do ju vras të gjithëve!” Arrestohet 21 vjeçari shqiptar

Policia italiane e qytetit të Riminit ka arrestuar një 21 vjeçar shqiptar rezident në këtë provincë me akuzën e popagandës së ISIS e rezistencë ndaj forcave të rendit. 21-vjeçari shqiptar është ndaluar në banesën e një miku të tij, i cili ishte në kushtet e një arresti shtëpiak. Kërkesës së forcave italiane të rendit për t’i kontrolluar dokumentet, 21-vjeçari shqiptar i është përgjigjur duke shtrënguar në duar një medaljon të shkruar në gjuhën arabe e me thirrje që himnizonin propagandën e ISIS. “Jam i ISIS”, ka thirrur shqiptari duke shtuar: “Do ju vras të gjithëve!” Më pas i riu shqiptar duke përdorur një çelës anglez i është kundërvënë policëve italianë, duke plagosur lehtë njërin prej tyre. Ndaj shtetasit shqiptar është lëshuar urdhëri i arrestit me burg deri në pritje të proçesit gjyqësor, i cili do të zhvillohet më datë 28 shtator 2016.

Artikulli paraprakDENOHET ÇIFTI SHQIPTAR,TENTOI TE PASTRONTE PARA
Artikulli tjetërMETA TAKIM ME ARVIZU DHE DONALD LU.TEMA :TRAFIKU I DROGES DHE DREJTESIA