Këtë të hënë, Policia e Shkodrës vuri në pranga 23-vjeçarin Valter Ksolla banues në lagjen “Mark Lula”, në qytetin e Shkodrës i cili pas dy vitesh në arrati, u arrestua në fshatin Grudë. Ai dyshohet të jetë autor i plagosjes së Nelson Hysës në vitin 2017, ngjarje për të cilën po në atë vit ishte vënë në pranga bashkëpunëtori i plagosjes,

Kolë Progni, i arrestuar në qershor 2017.Gjykata e Shkodrës kishte caktuar ndaj Ksollës, masën e arrestit me burg për veprat penale të “Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim” mbetur në tentative, dhe “Prodhimi e mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Sot policia, arrestoi edhe dy vëllezërit N.K 32 vjeç dhe K.K 25 vjeç, të cilët e kanë strehuar në banesë, për përkrahje të autorit dhe prodhim e mbajtje të armëve pa leje. Ndërkohë sipas policisë ndaj dy vëllezërve është ngritur edhe akuza e kanosjes,

pasi më 14 prill 2019 kanë qëlluar e armë zjarri në drejtim të banesës së një 50-vjeçari me inicialet L.A banues në fshatin Grudë e Re. Nelson Hysa, ndodhet në qeli i arrestuar në mars të këtij viti në kuadër të operacionit “Oaz” Hysa u arrestua në Tiranë, në një banesë të marrë me qira në zonën e “Komunës së Parisit”.

Artikulli paraprakHISTORIA E TËRMETIT 1979 NË SHKODËR, “SI I NXORËM VIKTIMAT”
Artikulli tjetërSHKODËR,FORCAT E XHENIOS ASGJESOJNË PREDHA ANTI-TANK