Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit.“Gjatë gjithë natës kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir,” njofton ARRSH.

Ndërkohë në Rajonin Verior Shkodër, mësohet se kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve. Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore. ARRSH njofton se shumë rrugë janë hapur dhe në shumë të tjera vijon procesi i punës, ndërsa apelon tek drejtuesit e mjeteve të repektojnë sinjalistikën rrugore

Artikulli paraprakBORA, ADEMI: TË HAPET RRUGA BOGË-QAFË THORE
Artikulli tjetërKURBIN, VJEDHJA E BANESAVE ALARMON BANORËT